Tempulli i Konesvaramit

Porta ballore me kullën e kambanës në Tempullin e Shivës

Tempulli i Koneswaramit në Trincomalee (në gjuhën tamile: திருக் கோணேச்சரம் கோயில்) ose Tempulli Thirukonamalai Konesar – Tempulli i Njëmijë Kolonave dhe Dakshina-Then Kailasam (i njohur edhe si Thirukonamamalai Koneswaram Kovili dhe Koneswaram Kovili) është një kompleks klasik mesjetar tempullor hinduTrincomalee, një qendër pelegrinazhi hindu në Provincën Lindore të Sri Lankës. Është një nga Pancha Ishwaramët kushtuar Shivës. Ndërtuar në mënyrë domethënëse gjatë sundimit të Dinastisë së hershme Chola dhe Periudha e Pesë Dravidianëve të Mbretërisë së Hershme Pandyane në majë të Konesar Malait, një breg i lartë në distriktin e Trincomaleet në Gjirinë e Gokarnas të Oqeanit Indian, dizajni i tij Pallava, Chola, Pandyan dhe Jaffna pasqyron ndikimin shaivit tamil në rajonin Vannimai që nga periudha klasike. Monumentet përmbajnë faltoren kryesore të Shivës në formën e Kona-Eiswaras, të shkurtuar në Konesar dhe që është një vend i rëndësishëm i pelegrinazhit hindu, i etiketuar si "Roma e të pafeve/paganëve të Lindjes". I lidhur në grykderdhjen e lumit Mahavilli Ganga me gjurmën e Shivës në Sivan Oli Padam Malai në burimin e lumit, tempulli kurorëzon simbolikisht rrjedhjen e lumit Gang nga koka e Shivës në Malin Kailash deri te këmbët e tij. Përmendja më e hershme e tempullit i përket shekullit të VI p.e.s.,[1] ndërsa rikonstruksioni më i fundit i përket vitit 1952. I zhvilluar nga viti 205 p.e.s., kovili zanafillor kombinonte veçori kyçe për të formuar planin e tij bazë Tempullor Dravidian, siç është salla e tij me njëmijë kolona – "Aayiram Kaal Mandapa" – dhe Jagati i zgjeruar nga mbreti Elara, Manu Needhi Cholani. I konsideruar si ndërtesa më e madhe e kohës së tij për arkitekturën, zbukurimet e rafinuara skulpturore në basoreliev në granit të zi, ndërsa kullat e tij të shumëfishta gopuramë të veshura me ar u zgjeruan në periudhën mesjetare. Një nga tre faltoret kryesore hindu në breg me një kullë kolosale gopurami, ajo qëndronte në mënyrë të dallueshme në pikën më të shquar të kepit. Udhëtimi për pelegrinët në qytet fillonte në nisjen e rrugës Konesar dhe vazhdonte një rrugicë përmes oborrit të kompleksit të faltoreve të Bhadrakalit, Ganeshit, Vishnu Thirumalit, Suryas, Raavanas, Ambal-Shaktit, Murukanit dhe Shivës që kryesonte në lartësinë e bregut. Festa e përvitshme e Tempullit të Koneswaramit, Ther Thiruvilah përfshinte Tempullin e Bhadrakalit në Trincomalee, Pavanasam Theerthamin në pusin e shenjtë Papanasuchunai dhe një gjirin e afërt të mbrapëm të detit (Theertham Karatkarai) që rrethonte Konesar Malain. Kompleksi u shkatërrua nga sulmet koloniale portugeze midis viteve 1622 dhe 1624 si dhe ndërtimi i një fortese në vend nga mbetjet e tij. Tempulli Ati Konanayakar i ndërtuar në vitin 1632 i vendosur larg qytetit bujt disa nga idhujt e tij origjinalë. Interesi botëror u rigjallërua në vazhdim të zbulimit të rrënojave të tij tokësore dhe nënujore, skulpturave dhe bronxeve Chola nga arkeologët dhe Arthur C. Clarke. Është ruajtur nëpërmjet restaurimeve, kryesisht të viteve 1950. Fshati i Trincomaleet gjendet në istmin e kepit brenda kompleksit. Tempulli modern ka qenë një burim konflikti midis shumicës budiste sinhaleze dhe pakicës hindu tamile për shkak të pozicionit të tij në një zonë të rëndësishme gjeostrategjike. Të ardhurat nga tempulli mundësojnë shërbimet dhe ushqimin për banorët e tij. Koneswarami ka shumë lidhje të forta historike. Faltorja është përshkruar në Vayu Purana, Konesar Kalvettu dhe hymnet Tevaram nga Sambandhari dhe Sundarari si një Paadal Petra Sthalam bashkë me kundërpjesën e tij në bregun perërndimor Tempullin Ketheeswaram në Mannar, ai është vendlindja e Patanjalit, hartuesit të Yoga Sutrave dhe ishte i vlerësuar për traditën e tij nga Arunagirinathari gjatë vizitës së tij. Veprat Dakshina Kailasa Purana dhe Manmiami e konsiderojnë atë si Dakshina/Then Kailasam (Mali Kailash i Jugut) për pozicionin e tij gjatësor gjeografik dhe shquarësinë, ai qëndron drejtpërdrejt në lindje të bregut perëndimor Kudiramalai të qytetit port hindu, ndërsa është faltorja më lindore e pesë Iswaramëve të lashtë të Shivës në ishull. I përmendur gjerësisht si një tempull popullor i ishullit te Mahabharata, Ramayana dhe Yalpana Vaipava Malai, Mattakallappu Manmiami konfirmon statusin e tij të shenjtë për të gjithë hindutë. Kanda Purana e Kachiyappa Sivachariarit e krahason tempullin me Tempullin Thillai në Chidambaram dhe Malin Kailash në vlerësimin shaivit. Konesar Malai mund të ketë qenë vendi ku zuri fill Yoga; disa studiues kanë sugjeruar se adhurimi i zotit të gjithëpushtetshëm Eiswara në breg është forma më e lashtë e adhurimit që ekziston.[2]

  1. ^ Dr. Paul E. Pieris deklaroi në vitin 1917, në një takim të Royal Asiatic Society (dega e Cejlonit), se në Lanka ndodheshin pesë 'Eeswararnë' të njohur të Shivës, që shquheshin dhe adhuroheshin në të gjithë Indinë. Këta ishin Tiruketheeswarami pranë Mahathithas, Munneswarami, Thondeswarami, Tirukoneswarami dhe Naguleswarami. - Royal Asiatic Society (Ceylon Branch)
  2. ^ Jonathan Forbes & George Turnour: Eleven years in Ceylon...; volumi 2; kapitulli: Adhurimi i Eiswaras; publikuar fillimisht në 1840, 1994, fq. 43-4, kontrolluar më 15 gusht 2012.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search